Foto: Rreth 330 mijë fëmijë u abuzuan, Papa Leo XIV kërkon pendim

Rreth 330 mijë fëmijë u abuzuan, Papa Leo XIV kërkon pendim

Rreth 330 mijë fëmijë u abuzuan seksualisht nga priftërinjtë, ndërsa Papa Leo XIV i ka bërë thirrje Kishës Katolike të pendohet, të përmirësohet dhe të përballet hapur me këto raste.

Papa kërkoi që Kisha t’i pranojë gabimet e saj dhe të marrë përgjegjësi për abuzimet seksuale të kryera brenda saj. Ai e cilësoi përballjen e hapur me këto raste si pjesë të nevojshme të ndryshimit dhe përmirësimit të institucionit.

Thirrja u bë gjatë meshës së mbajtur të dielën në ambient të hapur në Lourdes të Francës. Në ceremoninë fetare morën pjesë rreth 150 mijë persona.