Vuçiqi largohet nga presidenca serbe, dorëheqjen e dha më 27 shtator
Aleksandar Vuçiq ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë më 27 shtator, duke e përmbyllur mandatin e tij në krye të shtetit. Dorëheqjen, siç kishte paralajmëruar më herët, ai e dha në këtë datë.
Pas dorëheqjes, Vuçiq iu drejtua qytetarëve të mbledhur para ndërtesës së Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës. Ai tha se kjo ishte hera e fundit që po paraqitej në atë ndërtesë në cilësinë e presidentit.
“Jam krenar që isha president falë votave dhe mbështetjes suaj”, deklaroi Vuçiq. Ai shtoi se gjatë dy mandateve presidenciale i kishte shërbyer, sipas tij, Serbisë dhe qytetarëve të saj me nder e ndershmëri, ndërsa tha: “Na presin edhe shumë fitore dhe Serbia do të jetë edhe më e fortë”.