Asllani tregon pse Zhegrova e gjuajti penalltinë
Fisnik Asllani ka folur pas humbjes nga Austria, duke sqaruar edhe arsyen pse Edon Zhegrova e gjuajti penalltinë. Sulmuesi u shpreh i pakënaqur me rezultatin, por tha se është i gatshëm të luajë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Izraelit.
Asllani deklaroi se kishte qenë në formë dhe i gatshëm të niste ndeshjen, por aktivizimi i tij nga fillimi ishte zgjedhje e përzgjedhësit Franco Foda.
I pyetur për penalltinë, Asllani tha se Zhegrova kishte shprehur dëshirën për ta gjuajtur dhe më pas e kishte realizuar. Për humbjen, ai vlerësoi se Austria ishte më e mirë dhe fitoi me meritë, ndërsa theksoi se tani duhet dhënë maksimumi ndaj Izraelit.