Foto: Tentativë për vrasje të rëndë në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Tentativë për vrasje të rëndë në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Një person është sulmuar fizikisht në Lipjan pas një mosmarrëveshjeje, ndërsa rasti është cilësuar si tentativë për vrasje të rëndë. I dyshuari është arrestuar, kurse viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 27 shtator, rreth orës 19:00. Viktima dhe i dyshuari janë meshkuj kosovarë.

Pas sulmit, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.