Foto: 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes në ndeshjen në Greqi

16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes në ndeshjen në Greqi

Një futbollist 16-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas një dëmtimi të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje futbolli në ishullin Thassos, në zonën e Kavalës në Greqi. Viktima është identifikuar si Asllan Gjana.

Gjana, pjesë e skuadrës Byronas Kavala, po luante kundër Aiandas Panagias në një ndeshje të kategorisë së dytë të Shoqatës së Futbollit të Kavalës. Përplasja ndodhi vetëm në minutën e dytë të takimit, kur 16-vjeçari u godit në pjesën e pasme të kokës nga muri i tribunës.

Pas dëmtimit, ndeshja u ndërpre dhe futbollistit iu dha ndihma e parë. Gjendja e tij u vlerësua si e rëndë dhe ai u dërgua në Spitalin e Kavalës, ku më pas humbi jetën. Ngjarja ka tronditur futbollin në zonën e Kavalës, si dhe komunitetin shqiptar atje.