Foto: Supremja shfuqizon kriterin për specializim në Biokimi Klinike

Supremja shfuqizon kriterin për specializim në Biokimi Klinike

Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar kriterin e Ministrisë së Shëndetësisë që u mundësonte personave me Master në Farmaci të aplikonin për specializim në Biokimi Klinike.

Kolegji i Supremes e ka aprovuar si të themeltë padinë e Shoqatës së Biokimistëve Klinikë të Kosovës kundër Ministrisë së Shëndetësisë. Me këtë vendim, gjykata e ka shpallur të paligjshme dhe e ka shfuqizuar pikën C të Shtojcës 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026 për Shkollimin Specialistik.

Në thelb të kontestit ishte përfshirja e Biokimisë Klinike në mesin e fushave ku mund të specializonin edhe kandidatët që kishin përfunduar Masterin në Farmaci. Supremja ka konstatuar se Farmacia dhe Biokimia Klinike janë dy drejtime të ndryshme, me objektiva studimi, kompetenca dhe profile profesionale të dallueshme.