Foto: Paneli i Apelit në Hagë ka gjykuar edhe rastet e Calit e Shalës

Paneli i Apelit në Hagë ka gjykuar edhe rastet e Calit e Shalës

Tre gjyqtarët e Panelit të Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të caktuar për të shqyrtuar çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, kanë qenë më herët pjesë e trupave gjykuese në rastet e Pjetër Shalës dhe Salih Mustafës, të njohur si “Cali”.

Paneli kryesohet nga Michele Picard, gjyqtare nga Franca. Anëtarë të tij janë Kai Ambos, gjyqtar nga Gjermania, dhe Nina Jorgensen, gjyqtare nga Norvegjia.

Ky panel do të vendosë për çështjen që lidhet me ish-krerët e UÇK-së, ndërsa përvoja e tre gjyqtarëve përfshin edhe dy rastet e mëparshme të shqyrtuara në Hagë.