Foto: Çitaku i përgjigjet ambasadorit britanik për vendimin e Hagës

Çitaku i përgjigjet ambasadorit britanik për vendimin e Hagës

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Në reagimin e saj, ajo ka thënë: “Mos na qitni hi syve!”.

Çitaku ka kundërshtuar deklaratën se dënimet në Hagë kanë të bëjnë me “krime individuale ndaj komuniteteve të ndryshme”. Sipas saj, çështja e trajtuar në këto procese gjyqësore është më e gjerë.

Ajo ka argumentuar se në proceset gjyqësore në Hagë është trajtuar edhe pretendimi për ekzistimin e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, duke e cilësuar këtë si thelbin dhe peshën e vendimit.