Foto: Të shtëna në Miradi, një person plagoset dhe i dyshuari mbetet në arrati

Të shtëna në Miradi, një person plagoset dhe i dyshuari mbetet në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, ku një person është plagosur dhe ka përfunduar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës. Sipas saj, rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informacion nga QKUK-ja se një person i plagosur me armë zjarri kishte kërkuar trajtim mjekësor.

Policia e ka identifikuar të dyshuarin për rastin, por ai ende nuk është arrestuar.