Arrestohet Blerim Demaqi në Suhodoll, dërgohet në burg për keqpërdorim
Sipas njoftimit paraprak, Blerim Demaqi, 42 vjeç, u arrestua rreth orës 02:55 në Suhodoll të Graçanicës nga zyrtarët policorë dhe më pas u dërgua në Qendrën Korrektuese për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata.
Gjatë verifikimit në sistem u konstatua urdhër për ekzekutimin e një aktgjykimi të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Graçanicë. Demaqi ishte shpallur fajtor për veprën penale “Keqpërdorim i pasurisë së huaj”, sipas nenit 318, paragrafi 1 të Kodit Penal.
Procedurat e verifikimit dhe ekzekutimit të vendimit u kryen nga zyrtarët kompetentë dhe pas tyre Demaqi iu dorëzua autoriteteve të Qendrës Korrektuese për vuajtjen e dënimit.