Foto: Rama publikon foton me Trumpin dhe ironizon kritikët për IA-në

Rama publikon foton me Trumpin dhe ironizon kritikët për IA-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet përkrah presidentit amerikan, Donald Trump. Postimi i tij vjen pas kritikave në Shqipëri se nuk kishte arritur ta takonte Trumpin.

Rama iu përgjigj kritikëve me ironi, duke shkruar se, meqë nuk e kishte takuar dot Trumpin, ishte detyruar ta krijonte fotografinë me inteligjencë artificiale.

“Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA”, shkroi Rama në postimin e tij, duke iu referuar pretendimeve të kritikëve për takimin me presidentin amerikan.

Në pjesën e fundit të mesazhit, Rama vijoi me tone ironike dhe la të hapur mundësinë që fotografia të mos ishte krijuar me inteligjencë artificiale, duke u thënë kritikëve të bënin kujdes.