Foto: Angelina Jolie publikon imazhe satelitore të shkatërrimit në Gaza

Angelina Jolie publikon imazhe satelitore të shkatërrimit në Gaza

Aktorja amerikane dhe ish-e dërguara e posaçme e OKB-së, Angelina Jolie, ka publikuar imazhe satelitore të Rripit të Gazës, duke vënë në pah përmasat e mëdha të shkatërrimit në këtë territor.

Jolie ka thënë se njerëzit tashmë mund ta shohin nga afër situatën përmes Google Earth. “Tani mund të shihni se çfarë i është bërë Gazës”, është shprehur ajo.

Pamjet e publikuara tregojnë zona ku vendbanime të tëra janë rrafshuar, ndërsa dëmet kanë prekur edhe infrastrukturën nga e cila varen banorët. Publikimi i tyre ka tërhequr vëmendje ndaj nevojës për ndihmë humanitare në Gaza.

Jolie, e cila ka shërbyer më parë si e dërguar e posaçme e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, e ka lidhur publikimin me përmasën e shkatërrimit që mund të vërehet nga imazhet satelitore.