Foto: Zjarrfikësi tregon si u lëndua gjatë një zjarri të madh në Prishtinë

Zjarrfikësi tregon si u lëndua gjatë një zjarri të madh në Prishtinë

Një prej zjarreve më të mëdha të viteve të fundit në Prishtinë u shoqërua me lëndimin e një zjarrfikësi gjatë intervenimit. Bashkim Zeneli, pjesë e ekipit të zjarrfikësve, ka treguar se më 2 tetor pësoi lëndim në gisht teksa po përpiqej ta shuante zjarrin në Qendrën Tregtare “Arrbi”.

Pas lëndimit, Zenelit iu dha ndihma e parë dhe më pas u dërgua në spital. Ai ka shprehur mirënjohje për ekipin mjekësor dhe pjesëtarët e Policisë, ndërsa ka falënderuar edhe Drejtorin e Emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushticën, Komandantin Malë Gashin dhe Inspektorin Fadil Gashin për ndihmën gjatë trajtimit.

Zeneli ka vlerësuar mbështetjen e kolegëve dhe institucioneve gjatë intervenimit, duke thënë se në momente të tilla çdo sekondë ka rëndësi.