Foto: Merz mbërrin në Kiev nën sirena, Gjermania premton mbi një miliard euro

Merz mbërrin në Kiev nën sirena, Gjermania premton mbi një miliard euro

Kancelari gjerman Friedrich Merz mbërriti të dielën në mëngjes në Kiev, në një vizitë që u zhvillua ndërsa në kryeqytetin ukrainas dëgjoheshin sirenat e alarmit dhe shpërthimet. Gjatë vizitës, Gjermania premtoi mbi një miliard euro ndihmë për Ukrainën.

Merz udhëtoi drejt Kievit me tren dhe u shoqërua nga ministrja gjermane e Ekonomisë, Katherina Reiche, si dhe nga një delegacion me përfaqësues të rëndësishëm të biznesit gjerman. Vizita nuk ishte bërë e ditur më herët.

“Nëse Rusia nuk ndalet, herët a vonë do ta kthejë makinerinë e saj luftarake kundër nesh”, tha Merz pas mbërritjes. Vizita vjen në një periudhë të tensionuar të luftës dhe vetëm disa javë para dimrit, ndërsa Gjermania pritet të forcojë ndihmën ushtarake dhe energjetike për Ukrainën.