Foto: Blerina Matraku reagon pas videos intime me Adrian Hilën

Blerina Matraku reagon pas videos intime me Adrian Hilën

Pas ditësh diskutimesh në rrjetet sociale, këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar publikisht për videon intime të publikuar dhe shpërndarë online, ku shfaqet me kompozitorin Adrian Hila.

Përmes një postimi të gjatë, Matraku iu drejtua drejtpërdrejt publikut për të folur rreth situatës së krijuar dhe reagimeve që pasuan publikimin e videos.

Ajo kërkoi falje për atë që ka ndodhur dhe u bëri thirrje njerëzve që videoja të mos shpërndahet më tej.

Matraku deklaroi gjithashtu se është e gatshme të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj, ndërsa theksoi se me publikimin e videos i është cenuar privatësia.