Foto: Shqipe Mehmeti-Selimi kërkon veprim pas thirrjes për ekzekutimin e bashkëshortit

Shqipe Mehmeti-Selimi kërkon veprim pas thirrjes për ekzekutimin e bashkëshortit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi, i ka bërë thirrje Prokurorisë të veprojë pas një thirrjeje për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit.

Mehmeti-Selimi ka thënë se një person në rrjetet sociale ka bërë thirrje direkte për ekzekutimin e Rexhep Selimit, i cili është dënuar nga Gjykata Speciale.

Ajo ka deklaruar se kjo çështje nuk duhet të kalojë pa u trajtuar dhe i ka kërkuar Prokurorisë që të veprojë menjëherë.