Foto: Protestë kuqezi në Lozanë: “Drejtësi, jo politikë” për ish-krerët e UÇK-së

Protestë kuqezi në Lozanë: “Drejtësi, jo politikë” për ish-krerët e UÇK-së

Flamuj kuqezi, simbole të UÇK-së dhe thirrje për drejtësi mbushën të shtunën qendrën e Lozanës, ku shqiptarë të brezave të ndryshëm morën pjesë në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta u organizua nga shoqata “Shoqëria e Re”. Përpara Palais de Rumine, në Place de Riponne, pjesëmarrësit shpalosën pankarta me mbishkrimet “Drejtësi, jo politikë”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri çlirimtarëve”.

Me këto pankarta dhe thirrje, protestuesit shprehën kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, të cilin e konsiderojnë të padrejtë. Në tubim morën pjesë familje me fëmijë, të rinj dhe të moshuar, ndërsa në mesin e pankartave u panë edhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së.