Alban Krasniqi i përgjigjet Endrit Thaçit para seancës së Kuvendit
Alban Krasniqi, bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, i është përgjigjur Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi, një ditë para seancës së Kuvendit.
Në reagimin e tij, Krasniqi ka pretenduar se themelimi i Gjykatës Speciale është çuar përpara nga Hashim Thaçi dhe PDK-ja, duke kundërshtuar këtë rol për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Reagimi erdhi pasi Endrit Thaçi u bëri thirrje partive politike të bashkohen për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në seancën e pritshme të Kuvendit pritet të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji.