Blerina Matraku reagon pas shpërndarjes së videove intime
Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të videove intime që pretendohet se përfshijnë këngëtaren Blerina Matraku dhe Adi Hilën, ka ardhur reagimi i parë publik i Matrakut.
Në një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale, ajo kërkoi ndjesë për veprimet e saj, por në të njëjtën kohë dënoi cenimin e privatësisë dhe u bëri apel njerëzve të mos vazhdojnë me shpërndarjen e materialeve.
“Mjaft, mos shpërndani më”, ishte thirrja e saj drejtuar publikut. Matraku tha se nuk kërkon të justifikohet, por të marrë përgjegjësinë për veprimet e saj.
Këngëtarja gjithashtu kërkoi respekt për dhimbjen që po përjeton, duke e cilësuar situatën si një cenim të rëndë të privatësisë së saj.