Foto: Haxhiu u bën thirrje protestuesve: Ruajeni qetësinë

Haxhiu u bën thirrje protestuesve: Ruajeni qetësinë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe karakterin paqësor të protestës që po zhvillohet para Parlamentit të Kosovës.

Nga Kuvendi, Haxhiu tha se e drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe duhet të respektohet. Ajo kërkoi që protesta të vijojë pa dhunë, pas miratimit në parim të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Haxhiu theksoi se dhuna e dëmton kauzën që protestuesit synojnë ta mbrojnë, duke iu referuar kauzës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimtarëve.