Zëri i Shpat Kasapit rikthehet me një këngë të ruajtur për muaj
Zëri i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi është rikthyer te publiku përmes këngës së re “A je rahat pa mu”, një projekt që mbart një histori të veçantë dhe shumë emocione.
Kënga është publikuar pas vdekjes së tij, duke sjellë sërish në vëmendje zërin e artistit përmes një materiali të ri muzikor.
Bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka bërë të ditur se e kishte ruajtur këngën për muaj të tërë. Ajo ka treguar se nuk ndihej emocionalisht e gatshme ta ndante projektin me publikun.
“A je rahat pa mu” tashmë është pjesë e materialeve që rikthejnë kujtimin e Shpat Kasapit përmes muzikës së tij.