Foto: Dua Lipa fiton 23.4 milionë funte brenda një viti

Dua Lipa fiton 23.4 milionë funte brenda një viti

Dua Lipa ka fituar rreth 23.4 milionë funte gjatë vitit të kaluar përmes kompanisë së saj mediatike, Radical22 Ltd, duke shënuar një tjetër rezultat të jashtëzakonshëm financiar për këngëtaren shqiptare me famë botërore.

Të ardhurat e kompanisë përfshijnë fitimet nga muzika, të drejtat autoriale, koncertet dhe shitja e produkteve promocionale. Shuma prej 23.4 milionë funtesh është krijuar brenda një viti dhe e vendos aktivitetin e saj muzikor e mediatik në një nivel të lartë financiar.

Sipas Daily Mail, kjo shumë përkthehet në afërsisht 64 mijë funte në ditë. Ndërkohë, vlera e kompanisë Radical22 Ltd vlerësohet në rreth 73 milionë funte.