Foto ilustruese: Gërvalla kundërshton që Isufaj po merr informacionin si i pari nga Zubin Potoku; kërkon llogari ekipeve të IML-së

Blerina Matraku flet për herë të parë: “Nuk kam asnjë borxh”

Këngëtarja Blerina Matraku ka folur për herë të parë në emisionin “Goca dhe Gra” për çështjen që e ka vendosur në qendër të vëmendjes, pas videove intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila.

Matraku tha se dëshiron të tregojë versionin e saj të ngjarjeve, duke theksuar se situata nuk është ashtu siç duket. Ajo u shpreh se nuk ka asnjë borxh ndaj Hilës për këngët.

Sipas deklarimit të saj, këngëtarja i ka paguar 10 mijë euro për realizimin e një albumi. Ajo e bëri këtë sqarim gjatë intervistës, ku foli për marrëdhënien profesionale me kompozitorin dhe pretendimin e saj lidhur me pagesën.