Blerina Matraku rrëfen marrëdhënien me Adi Hilën dhe kamerat në banesë
Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” detaje nga marrëdhënia e saj me kompozitorin Adi Hila, pas publikimit të videove për të cilat ajo tha se nuk kishte pasur dijeni.
Matraku deklaroi se kishte besuar plotësisht tek Hila dhe se nuk e dinte që në banesë ishin vendosur kamera sigurie. Ajo sqaroi se kishte qenë në dijeni për ekzistencën e një sistemi alarmi, por jo se bëhej fjalë për kamera.
Këngëtarja tha se kishte krijuar ndjenja të sinqerta dhe se e kishte vendosur kompozitorin mes njerëzve më të besuar të jetës së saj. Sipas rrëfimit të saj, ajo e kishte idealizuar dhe kishte besuar se mund ta bënte të lumtur.