Foto: Dyshime tronditëse në Pogragjë: babai dyshohet se vrau djalin

Dyshime tronditëse në Pogragjë: babai dyshohet se vrau djalin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një person dyshohet se është vrarë. Dyshimet e para janë se autor i dyshuar i rastit mund të jetë babai i viktimës.

Sipas të dhënave të para për rastin, hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe për të sqaruar rrethanat.

Rasti mbetet në fazën fillestare të hetimeve, ndërsa detaje të tjera për ngjarjen dhe personat e përfshirë nuk janë bërë të ditura.