Monika Lubonja rikthehet me videon e parë pas skandalit
Monika Lubonja është rikthyer në Instagram me videon e parë pas qarkullimit të videove intime të Adi Hilës, në të cilat shfaqej edhe aktorja shqiptare dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”.
Videoja e publikuar nga Lubonja ka për qëllim promovimin e një biznesi, por vëmendjen e ka tërhequr edhe mesazhi që ajo përcjell. Publikimi shënon daljen e saj të parë në Instagram pas zhvillimeve që sollën reagime në rrjetet sociale.
Në video dëgjohet fraza: “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, një mesazh që është vendosur në qendër të vëmendjes së publikimit të saj të fundit.