Pas videove intime, Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale
Pas skandalit me videot intime me kompozitorin Adi Hila, Monika Lubonja po rikthehet në rrjete sociale, ndërsa Eli Fara do t’i rikthehet skenës. Videot ishin shpërndarë në rrjet disa javë më parë.
Rikthimi i dy artisteve në jetën publike vjen në forma të ndryshme. Monika Lubonja do të rikthehet në rrjete sociale, ndërsa Eli Fara do të angazhohet sërish me një performancë muzikore.
Këngëtarja Eli Fara do të performojë përkrah Luiz Ejllit dhe Altin Shirës në një klub nate në kryeqytet. Ky do të jetë rikthimi i saj në skenë pas zhvillimeve që tërhoqën vëmendje në rrjet.