Rita Ora tërheq vëmendjen në galanë bamirëse në Londër
Rita Ora tërhoqi vëmendjen në galanë bamirëse të organizuar nga amfAR në Londër, ku u shfaq me një veshje ekstravagante dhe një aksesor të pazakontë në kokë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, 35-vjeçare, mori pjesë në ngjarjen e mbajtur të premten mbrëma në The Chancery Rosewood.
Gala u organizua në kuadër të aktiviteteve që përkojnë me panairin e artit Frieze dhe Festivalin e Filmit të Londrës. Paraqitja e Ritës u dallua veçanërisht për kombinimin e veshjes ekstravagante me aksesorin e pazakontë në kokë.