Foto: Vedat Muriqi titullar ndaj Slavia Pragës në Ligën e Kampionëve

Vedat Muriqi titullar ndaj Slavia Pragës në Ligën e Kampionëve

Vedat Muriqi do ta nisë nga minuta e parë përballjen e Fenerbahçes me Slavia Pragën, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi kosovar është përfshirë në formacionin startues për ndeshjen që zhvillohet sonte në Stamboll.

Fenerbahçe synon të marrë një rezultat pozitiv ndaj skuadrës çeke, ndërsa Muriqi pritet të ketë rol në repartin ofensiv të ekipit turk.

Ndeshja ndërmjet Fenerbahçes dhe Slavia Pragës nis në orën 18:45. Për klubin turk, kjo përballje vjen me synimin për të kërkuar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve.

Muriqi vjen në këtë takim pas paraqitjes së tij të mirë në ndeshjen e kaluar ndaj Alanyasporit, ku shënoi edhe gol.