Eli Fara rikthehet në skenë në Gjakovë pas videove skandaloze
Eli Fara do të rikthehet para publikut me një koncert në Gjakovë, pas publikimit të videove intime seksuale. Këngëtarja do të performojë më 28 nëntor, në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit”.
Koncerti do të mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” dhe do të nisë në orën 20:00. Fara do të shoqërohet në skenë nga Ansambli Artistik Skënderbeu.
Mbrëmja do t’i kushtohet muzikës tradicionale shqiptare dhe serenatave korçare, ndërsa organizatorët e kanë cilësuar pjesëmarrjen e këngëtares si një rikthim në skenën publike pas video-skandalit.
Aktiviteti synon të sjellë para publikut muzikën e mirëfilltë shqipe dhe traditën muzikore të Korçës, me Eli Farën në qendër të programit artistik.