Ganimete Musliu përplaset me sigurimin në Kuvend: “Mos më prek se ndahesh keq”
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u përplas me një pjesëtar të sigurimit në sallën e Kuvendit dhe iu drejtua sigurimit me fjalët: “Mos më prek se ndahesh keq”.
Ngjarja ndodhi ndërsa Musliu po ballafaqohej me deputetë të Vetëvendosjes; gjatë asaj përplasjeje ajo u pengua nga sigurimi në sallën e Kuvendit.
Më pas Musliu u shpreh gjithashtu: “Hera e parë edhe e fundit që më prek”.
Ngjarja u zhvillua sot në sallën e Kuvendit.