Foto: Elena Sadiku hyn në garë për “Topin e Artë” pas suksesit historik

Elena Sadiku hyn në garë për “Topin e Artë” pas suksesit historik

Elena Sadiku, trajnerja 32-vjeçare me prejardhje nga Kosova, është futur në garë për çmimin “Trajneri i Vitit” në ceremoninë prestigjioze të “Topit të Artë”. Me këtë nominim, ajo është bërë trajnerja më e re e nominuar ndonjëherë për këtë çmim.

Sadiku drejton skuadrën suedeze BK Häcken, me të cilën arriti një sukses historik në futbollin evropian. Nën drejtimin e saj, klubi fitoi trofeun e parë në edicionin inaugurues të UEFA Women’s Europa Cup.

Nominimi i saj për çmimin “Topi i Artë” vjen pikërisht pas këtij triumfi me BK Häcken, duke e vendosur trajneren me prejardhje nga Kosova mes emrave në garë për një prej vlerësimeve më prestigjioze të futbollit.