Foto: Alban Skënderaj reagon pas vdekjes së Rinesa Qeriqit

Alban Skënderaj reagon pas vdekjes së Rinesa Qeriqit

Këngëtarja kosovare Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur motra e saj, Drenisa, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e të motrës.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe këngëtari Alban Skënderaj. Ai e ka kujtuar Rinesën përmes një mesazhi prekës, duke treguar se ajo kishte interpretuar personazhin e Leas në njërin prej videoklipeve të tij.

“Prehu në paqe, Rinesa. Edhe pse tepër shkurt, e jetove jetën me guxim, si një ‘Lea’ e vërtetë”, ka shkruar Skënderaj.