Foto: Lirim Kastrati rikthehet pas 253 ditësh jashtë fushave

Lirim Kastrati rikthehet pas 253 ditësh jashtë fushave

Pas 253 ditësh jashtë fushave, Lirim Kastrati është rikthyer në aksion. Ylli kosovar u aktivizua sot në minutat e fundit të përballjes ndaj Tiranës, duke shënuar rikthimin e shumëpritur pas një periudhe të gjatë të shkaktuar nga lëndimi.

Kastrati kishte qëndruar larg fushës për më shumë se tetë muaj, ndërsa paraqitja e tij në “El Clasicon” shqiptare erdhi pas një kohe të gjatë rikuperimi dhe sakrificash.

Aktivizimi në fund të ndeshjes shënoi rikthimin e tij në futbollin aktiv, pas një mungese të gjatë prej saktësisht 253 ditësh.