Rama: ‘Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues’
Kryeministri Edi Rama njoftoi se avioni i parë zjarrfikës ka nisur punën për shuarjen e zjarreve në vend. Në deklaratën e tij ai tha: “Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues.”
Ai publikoi pamje nga avioni në një njoftim të publikuar, të cilat shoqëruan deklaratën e kreut të qeverisë.
Rama tha se gushti është i “sfidueshëm” për shkak të vatrave aktive në vend.
Sipas deklaratës së tij, kjo periudhë i gjen autoritetet më të përgatitura.