Exit-pollet në Izrael nuk nxjerrin fitues, partitë arabe ndryshojnë llogaritë

Zgjedhjet parlamentare në Izrael nuk kanë prodhuar një fitues të qartë, ndërsa rezultatet paraprake po ndryshojnë ekuilibrat politikë dhe llogaritë për qeverinë e ardhshme.

Tri exit-pollet e publikuara pas mbylljes së votimit më 27 tetor tregojnë se Likud, partia e kryeministrit Benjamin Netanyahu, mbetet forca më e madhe politike. Megjithatë, partitë opozitare parashikohet të sigurojnë më shumë mandate sesa koalicioni aktual qeverisës.

Sipas projeksioneve të televizioneve KAN 11, Channel 12 dhe Channel 13, blloku i Netanyahut pritet të marrë 50 mandate, ndërsa opozita e drejtuar nga ish-shefi i ushtrisë Gadi Eisenkot parashikohet të fitojë 52 deri në 53 mandate.

Elementi që mund të ndryshojë më shumë llogaritë janë partitë arabe, të cilat parashikohet të sigurojnë 17 deri në 18 vende, një rezultat rekord. Në Knesset nevojiten 61 nga 120 mandatet për të krijuar shumicën parlamentare, ndaj asnjëri prej blloqeve kryesore nuk e ka siguruar i vetëm këtë prag sipas exit-pol leve.