“Në Qeveri as brenda oborrit nuk t’pranojnë”, qytetari kritikon Kurtin dhe Gërvallën
Protesta e sotme në Prishtinë kundër vrasjes së Arlinda Zekajt mblodhi qytetarë, gra e burra, të cilët kërkuan drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për rastet e dhunës ndaj grave.
Në mesin e protestuesve ishte edhe një burrë që kritikoi deklaratat e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, si dhe mënyrën se si institucionet po i trajtojnë qytetarët dhe problemet e tyre.
“Thojshin hajde në Qeveri, aty as brenda oborrit nuk t’pranojnë”, tha ai, duke kritikuar Kurtin, Haxhiun dhe Gërvallën. Protestuesi përmendi edhe zotimin e kryeministrit për zgjidhjen e problemit brenda 52 orësh, duke pyetur se çfarë kishte ndodhur me këtë afat.