Foto: Zyra e Kryeministrit pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt

Zyra e Kryeministrit pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt

Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Raportet do të shqyrtohen dhe analizohen në detaje, së bashku me ministrat përkatës. Në këtë proces do të vlerësohen historia dhe rrjedha e rastit, lëshimet, trajtimi i papërgjegjshëm, neglizhenca dhe mosreagimi institucional.

Sipas njoftimit, analiza do të përfshijë gjithçka që lidhet me procedurat e ndjekura dhe përgjegjësinë institucionale në këtë rast.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë nesër konferencë të përbashkët për media. Konferenca është paralajmëruar të nisë në orën 09:00, në objektin e Zyrës së Kryeministrit.