Foto: Big Brother VIP Kosova 5 nis para kohe, zbulohen tre banorët e parë

Big Brother VIP Kosova 5 nis para kohe, zbulohen tre banorët e parë

Big Brother VIP Kosova 5 ka nisur papritur, një ditë më herët se sa pritej, duke surprizuar ndjekësit e reality show-t. Tre banorët e parë tashmë kanë hyrë në shtëpi, para spektaklit zyrtar.

Arlinda Morina, e njohur si Liki, reperi Nichi dhe Antoneta Koçi janë konkurrentët e parë që kanë nisur aventurën në edicionin e pestë të programit.

Hyrja e tyre para kohe i ka dhënë një nisje të papritur këtij edicioni. Sipas raportimeve të para, tre banorët iu janë bashkuar shtëpisë para Prime-it të parë.

Arsyeja pse edicioni nisi një natë më herët nuk është bërë e ditur. Ndërkohë, pritet që në spektaklin e radhës të zbulohen edhe emra të tjerë të konkurrentëve.