Foto: AUV ndalon mishin e pulës nga Brazili pas zbulimit të Salmonella Minnesota

AUV ndalon mishin e pulës nga Brazili pas zbulimit të Salmonella Minnesota

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar përkohësisht shitjen e mishit të ngrirë të pulës, të importuar nga Brazili nga kompania Apetit SHPK, pasi në mostrat e analizuara është konstatuar prania e bakterit Salmonella Minnesota.

AUV-ja ka urdhëruar edhe tërheqjen nga tregu të produkteve të identifikuara dhe vendosjen e tyre nën kontroll zyrtar. Masa është marrë pas rezultateve laboratorike që kanë konstatuar praninë e bakterit në mishin e importuar.

Sipas njoftimit të AUV-së, kontrollet e jashtëzakonshme janë urdhëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja. Gjatë këtyre kontrolleve është identifikuar Salmonella Minnesota në mostrat e analizuara.