Foto: ZRRE publikon koncept-dokumentin për panelet diellore, Ymeri ngre shqetësimin

ZRRE publikon koncept-dokumentin për panelet diellore, Ymeri ngre shqetësimin

Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar koncept-dokumentin për rregullën e re që lidhet me konsumatorët të cilët dëshirojnë të instalojnë panele diellore për nevojat e tyre. Për këtë zhvillim ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, e cila ka ngritur shqetësim lidhur me rregullën.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka bërë të ditur se qytetarët dhe bizneset kanë mundësi të paraqesin komentet, sugjerimet dhe kundërshtimet e tyre për koncept-dokumentin e publikuar nga ZRRE-ja.

Afati për dorëzimin e komenteve dhe qëndrimeve është deri më 6 nëntor. Ymeri u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të shprehen lidhur me rregullën e re për panelet diellore.