Dhuna në protestën në Tiranë, 11 persona përballen me procedura penale
Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë, tre të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa dy janë shpallur në kërkim pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë.
Sipas Policisë, gjatë tubimit protestuesit kanë kundërshtuar dhe sulmuar punonjësit e rendit me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike.
Autoritetet kanë ndërmarrë këto masa pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës. Gjashtë personat e arrestuar po përballen me procedurat përkatëse, ndërsa ndaj tre të tjerëve është nisur procedim penal. Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.