Arrestohet biznesmeni serb pas përpjekjes për transferimin e miliona eurove
Biznesmeni serb Davor Macura është arrestuar të hënën në mëngjes, pas përpjekjes për të transferuar miliona euro drejt Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë.
Macura, pronar i Alta Bankës dhe biznesmen i afërt me Partinë Progresive Serbe, SNS, u arrestua pas një kontrolli të gjerë policor në ambientet e bankës.
Kontrolli policor ka zgjatur më shumë se 30 orë. Rasti përfshin përpjekjet për transferimin e shumave të mëdha të parave jashtë vendit, ndërsa arrestimi i biznesmenit përbën zhvillimin e fundit në këtë çështje.