Foto: Franca tërheq 15 lloje prezervativësh nga tregu evropian

Franca tërheq 15 lloje prezervativësh nga tregu evropian

Autoritetet franceze kanë urdhëruar tërheqjen dhe rikthimin e 15 llojeve të prezervativëve nga tregu evropian, pas zbulimit të defekteve në procesin e prodhimit.

Defektet mund të shkaktojnë çarje ose shqyerje të prezervativëve gjatë përdorimit. Sipas autoriteteve, kjo mund të rrezikojë mbrojtjen ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënive të padëshiruara.

Vendimi francez lidhet me një masë të sigurisë së konsumatorëve për produktet e prekura, të cilat po tërhiqen nga tregu evropian për shkak të rrezikut të mundshëm që paraqet defekti i konstatuar.