Rama: Rreziku për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 është serioz
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Qeveria miratoi Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, duke thënë se rreziku për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 është serioz.
Rama u shpreh se Qeveria e Kosovës po vazhdon t’i rrezikojë Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Reagimi i tij lidhet me miratimin e projektligjit për buxhetin.
“Edhe një herë i bëj thirrje publike kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës që t’u përmbahen plotësisht marrëveshjeve dhe vendimeve të miratuara, për të mos rrezikuar organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar Rama.
Kryetari i Prishtinës e ka përsëritur kështu shqetësimin e tij për mundësinë që Kosova të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare të planifikuara për vitin 2030.