Trump njofton ndalimin e 4 miliardë dollarëve për Izraelin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të martën se financimi vjetor prej 4 miliardë dollarësh për Izraelin do të ndërpritet deri në fund të vitit. Sipas Trumpit, për këtë çështje është arritur marrëveshje me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Duke folur në emisionin “Fox and Friends” të televizionit Fox News, Trump tha se Izraeli nuk ka më nevojë për këtë ndihmë financiare. Ai deklaroi se marrëveshja për ndalimin e pagesave ishte arritur disa muaj më parë.
“Sa i përket pagesës për Izraelin, Bibi Netanyahu dhe unë kemi bërë një marrëveshje që i japim Izraelit 4 miliardë dollarë në vit, dhe kemi rënë dakord muaj më parë që ta ndalojmë”, tha Trump.
Presidenti amerikan shtoi se Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë Izraelin nëse do të ketë nevojë. Në të njëjtën paraqitje, ai pretendoi se disa demokratë dhe politikanë të krahut të majtë po e përdorin mbështetjen financiare për Izraelin si argument për të kritikuar republikanët.