Foto: Trump hap derën e bashkëpunimit me demokratët pas zgjedhjeve

Trump hap derën e bashkëpunimit me demokratët pas zgjedhjeve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit, edhe nëse republikanët humbin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Trump tha se do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me demokratët nëse ata sigurojnë shumicën në këtë dhomë të Kongresit. Sipas tij, palët mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të avancuar me zgjidhje të përbashkëta.

“Ne do të punojmë me demokratët dhe, e dini, mezi presim të punojmë me ta. Me gjasë do të gjejmë ndonjë zgjidhje”, citohet të ketë thënë Trump.