Foto: Maliu i Zi dhe Shqipëria avancojnë drejt BE-së, Kosova pa afat

Maliu i Zi dhe Shqipëria avancojnë drejt BE-së, Kosova pa afat

Një krahasim i Zvicrës për vendet e Ballkanit në rrugën drejt Bashkimit Evropian nxjerr në pah ritme të ndryshme të avancimit. Mali i Zi dhe Shqipëria kanë përcaktuar objektiva kohore për hapat e ardhshëm, ndërsa Kosova mbetet pa një afat konkret për procesin e integrimit.

Mali i Zi mund të jetë vendi i radhës që do t’i bashkohet Bashkimit Evropian, me synimin që anëtarësimi të realizohet në vitin 2028. Ky është afati i paraqitur për përmbylljen e procesit të tij drejt anëtarësimit.

Ndërkohë, Shqipëria synon t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Në rastin e Kosovës, procesi vazhdon pa një datë konkrete për avancimin e integrimit evropian.