Prokuroria konfirmon aksionin kundër kontrabandës me barna në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren ka konfirmuar zhvillimin e një aksioni kundër kontrabandës së dyshuar me barna dhe produkte të tjera në këtë qytet. Operacioni po zhvillohet me urdhër të Prokurorisë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti, ka bërë të ditur se për informacione të tjera do të njoftohet me kohë, ndërsa aksioni vazhdon.
Sipas të dhënave të deritanishme, kontrollet po kryhen në dy lokacione në Prizren nga hetuesit e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me inspektorët. Kontrollet lidhen me hetimet për qarkullimin e dyshuar të barnave dhe produkteve të tjera të kontrabanduara.