Foto: Wembanyama hyn në historinë e NBA-së, Dončić e Jokić shkëlqejnë

Wembanyama hyn në historinë e NBA-së, Dončić e Jokić shkëlqejnë

Victor Wembanyama shkroi historinë në NBA me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke realizuar 52 pikë, 24 kërcime dhe 8 bllokada në fitoren dramatike të San Antonio Spurs ndaj Dallas Mavericks, me rezultat 112:111.

Me këto statistika, 22-vjeçari u bë lojtari i parë që nga viti 1974, pas Bob McAdoo, që regjistron të paktën 50 pikë, 20 kërcime dhe 5 bllokada në një ndeshje. Wembanyama vendosi gjithashtu rekorde personale në pikë dhe kërcime, ndërsa Spursat arritën fitoren e gjashtë radhazi.

Një natë të madhe pati edhe Luka Dončić, i cili shënoi 40 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime në fitoren e Los Angeles Lakers ndaj Sacramento Kings, me rezultat 116:103.

Nikola Jokić po ashtu pati një paraqitje fantastike dhe udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores. Performancat e tre yjeve evropianë konfirmuan edhe një herë ndikimin e tyre në parketet e NBA-së.